Lojtari i Ndeshjes” kundër Teutës

- Bota Sot

Lojtari i Ndeshjes” kundër Teutës

Teuta dhe Vora kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të të “Abissnet Superiore”.

Sfida e zhvilluar në stadiumin e Vorës, përfundoi me shifrat e barabarta 1-1.

Pas këtij dueli foli autori i golit të vorakëve, Irgi Kasalla i cili u shpall “Lojtari i Ndeshjes”.

“Unë e kam thënë edhe herë të tjera që pozicioni im ideal është si 10. Por mundohem dhe jam mësuar të përshtatem në shumë pozicione dhe nuk e kam problem.

Ne kemi sulmues me tipologji të ndryshme e cilësi të ndryshme.

Sipas sulmuesit që fusim në lojë, trajneri mundohet të përgatitë lojën me cilësitë e tij.

Për shembull kur e nis me Ruzgis, mundohemi të çojmë topin në dyluftim që të na ulë topin ne. Ndërsa me Ajo, ia çojmë topin pas shpine se është i mirë në dyluftime.

Unë ndihem mirë me të gjithë, kam bërë ndeshje të mira me të dy.

Për eksperienca të reja, normale jam lojtar që është më vitin e parë në Superiore, nuk mund të them që jam i kompletuar se ka gjithmonë më shumë për të bërë. Por çdo gjë është në bazë të performancave”, tha Kasalla.



Lexoni të gjitha në Bota Sot