Derbi i madh përfundon baras në Itali, Interi gëzohet

- Bota Sot

Derbi i madh përfundon baras në Itali, Interi gëzohet

Interi i është gëzuar barazimit (1:1) në derbin e Italisë mes Romës dhe Milanit, në kuadër të javës së 22-të në Serie A në futboll.

Milani avancoi në minutën e 62-të falë golit të futbollistit De Winter. 

Roma nuk u dorëzua në asnjë moment duke e barazuar rezultatin në 16 minutat e fundit të ballafaqimit,

Pellegrini në minutën e 74-të ka barazuar rezultatin duke e shmang humbjen e Romës.

Pas javës së 22-të Interi kryeson me 52 pikë, duke lënë pas Milanin me 47, Romën 43, Napolin 43, Juventusin 42, Como 40, Atalanta 35 pikë etj.

Në fakt, Interi tani ka pesë pikë më shumë se rivali i përbetuar e përjetshëm Milani.

Futbollisti shqiptar Ardon Jashari nuk u paraqit asnjë minutë për Milanin.



Lexoni të gjitha në Bota Sot