Rumunët habiten me veprimin e Granit Xhakës: Shihemi jashtë

- Bota Sot

Rumunët habiten me veprimin e Granit Xhakës: Shihemi jashtë

Vera e kaluar shënoi një kthesë të rëndësishme në karrierën e Granit Xhakës, i cili u largua nga Bayer Leverkusen – skuadra me të cilën fitoi titullin e Bundesligës në sezonin 2023/24 – për t’u transferuar te Sunderland në Angli.

Klubi anglez dhe Leverkuseni arritën marrëveshje për transferimin e mesfushorit zviceran për shumën 15 milionë euro.

Media rumune “Sport” është e habitur me veprimin e Granit Xhakës.

“Xhaka është një titullar i padiskutueshëm te Sunderland, ku ka zhvilluar deri tani 23 ndeshje, prej tyre 22 në kampionat, duke shënuar edhe një gol dhe duke dhënë disa asistime vendimtare. Ai mban gjithashtu shiritin e kapitenit.

Megjithatë, në ndeshjen e fundit të Premier League ndaj West Ham, të humbur 3:1 në transfertë, Xhaka mungoi për shkak të një lëndimi. Pavarësisht kësaj, ai ishte i pranishëm në stadium, duke e ndjekur takimin nga tribunat, prapa pankinës së skuadrës së tij.

I njohur për temperamentin e zjarrtë, Xhaka u përfshi në një përplasje verbale me një tifoz të West Hamit. Sipas raportimeve të gazetës ‘The Sun’, mesfushori zviceran shkoi aq larg sa e sfidoi tifozin për përleshje, duke i thënë: “Të shohim jashtë!”

Fatmirësisht, situata nuk degjeneroi më tej, pasi stafi i sigurisë ndërhyri menjëherë, duke qetësuar palët.

Megjithatë, ky incident konsiderohet një gabim i rëndë për një futbollist me përvojë të madhe, sidomos kur reagimi vjen ndaj një spektatori dhe jo një kundërshtari në fushë”, shkruan media rumune.



Lexoni të gjitha në Bota Sot