Zgjidhet formacioni më i mirë i javës, trajner Ernest Gjoka

- Bota Sot

Zgjidhet formacioni më i mirë i javës, trajner Ernest Gjoka

Trajnerët e ekipeve kombëtare në FSHF kanë përzgjedhur formacionin më të mirë të javës së 19-të të Kategorisë së Parë, bazuar në paraqitjet individuale të futbollistëve dhe ndikimin e tyre në rezultatet e skuadrave respektive. Formacioni është ndërtuar sipas skemës 4-2-3-1.

Në portë është përzgjedhur Klevis Hasanbelli i Laçit.Mbrojtja përbëhet nga Vangjel Zguro i Pogradecit, Marjus Korreshi i Lushnjës, Serxhio Xhika i Korabit dhe Agan Mjaki i Laçit.

Në mesfushë janë përzgjedhur Mateo Shanaj i Pogradecit dhe Mikael Rakipaj i Apolonisë.

Vija sulmuese përbëhet nga Taulant Marku i Korabit, Klahos Zani i AF Luftëtarit dhe Aldi Gjumsi i Skënderbeut. Në majë të sulmit është Mario Gjata i Skënderbeut.

Trajner i javës është përzgjedhur Ernest Gjoka i Skënderbeut, pas fitores 3-2 në transfertë të skuadrës së tij ndaj Besës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot