Flet Blatter

- Bota Sot

Flet Blatter

Ish-presidenti i FIFA-s, Joseph Blatter, ka shprehur dyshime mbi sigurinë dhe përshtatshmërinë e vizitës së tifozëve në Kampionatin Botëror 2026, që do të zhvillohet pjesërisht në Shtetet e Bashkuara.

Blatter ripërsëriti në X (ish-Twitter) vlerësimet e avokatit zviceran dhe profesor të së drejtës penale, Mark Pitt, i cili në një intervistë për gazetën ‘Tagesanzeiger’ kishte nxjerrë në pah disa shqetësime lidhur me situatën politike dhe sociale në SHBA. Pitt theksoi:

“Margjinalizimi i kundërshtarëve politikë, abuzimet e shërbimeve të emigracionit dhe fenomene të tjera që po ndodhin brenda vendit nuk janë të prirura ta inkurajojnë një tifoz të shkojë atje.”

Blatter e përforcoi këtë mendim me komentet e tij personale: “Mendoj se Mark Pitt ka të drejtë të vërë në pikëpyetje këtë Botëror. Ka vetëm një këshillë për tifozët: evitoni SHBA-të.

Gjithsesi, duket më mirë në televizor.

Dhe kur të mbërrini, duhet të jeni të përgatitur që nëse nuk respektoni autoritetet, mund të dëboheni menjëherë. Nëse keni fat…”, shkruan ish-presidenti zviceran.

Komentet e Blatter ngrenë një debat mbi sigurinë e tifozëve dhe klimën politike në vendin pritës, vetëm disa muaj para fillimit të një eventi madhor futbolli.



Lexoni të gjitha në Bota Sot