Mbrojtësi është i gatshëm për Champions League

- Bota Sot

Mbrojtësi është i gatshëm për Champions League

Dëmtimi i Berat Gjimshitit në sfidën ndaj Parmës në fundjavë nuk ka qenë serioz.

Largimi i tij nga fusha u bë për të shmangur ndonjë lëndim të rëndë, teksa mbrojtësi është grumbulluar nga Atalanta për sfidën në champions dhe pritet të jetë titullar.

Frika ishte e madhe, por gjithçka rezultoi një alarm i rremë për Berat Gjimshitin. Kapiteni i Kombëtares shqiptare shqetësoi ambientin në Bergamo, teksa u detyrua të linte fushën i dëmtuar në minutën e 42-të në sfidën kundër Parmës në fundjavën e shkuar. Ankthi ishte edhe më i madh për faktin se qendërmbrojtësi sapo ishte rikthyer nga një dëmtim i mëparshëm

Megjithatë, gjendja e Gjimshitit është përmirësuar shpejt dhe rikuperimi i tij ka qenë rekord. Shqiptari eshte perfshire në listën e lojtarëve për sfidën ndaj Rojal Union.

Mbrojtësi kuqezi do të jetë i gatshëm dhe pritet të zbresë rregullisht në fushë në sfidën e rëndësishme të Champions këtë të mërkurë.

Një përballje vendimtare për Atalantën, pasi një fitore në transfertë, e kombinuar me disa rezultate të favorshme, mund t’i sigurojë ekipit italian kualifikimin direkt në fazën e 1/8-ave të kompeticionit më prestigjioz europian.

Gjimshiti është një titullar i padiskutueshëm si te Atalanta ashtu dhe në kombëtare. Në serinë A, ai ka luajtur 17 sfida titullar nga 19 që është aktivizuar, ndërsa në champions i ka nisur të gjitha ndeshjet nga minuta e parë.

Rikthimi i shpejtë i Gjimshitit është një lajm pozitiv edhe për trajnerin e Kombëtares, Sylvinho, i cili së bashku me stafin e tij po ndjek nga afër formën e legjionarëve kuqezi, në prag të ndeshjeve “play-off” të kualifikueseve të Kupës së Botës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot