Hamburgu synon një huazim tjetër

- Bota Sot

Hamburgu synon një huazim tjetër

Luka Vushkoviq po shkëlqen këtë sezon në Bundesliga.

Kroati, me Hamburgun e kthyer po tregon formë të lartë si dhe është një pretendent për t’u shpallur edhe lojtar i sezonit.

Sipas Florian Plettenberg, Hamburgu po synon ta mbajë dhe një vit të huazuarin nga Tottenhami, por që klubi anglez dëshiron ta kthejë në verë.

Edhe vetë Vushkoviq, kishte shprehur dëshirën për të qëndruar te klubi gjerman, pasi që dëshiron të luajë krah vëllaut të tij, Marios i cili po vuan një dënim prej 4 vitesh për doping.

Kroati, numëron 18 paraqitje ku shënoi 3 gola në Bundesliga, këtë sezon.



Lexoni të gjitha në Bota Sot