Chelsea ia tregon derën

- Bota Sot

Chelsea ia tregon derën

Raheem Sterling pritet të largohet nga Chelsea në ditët e fundit të merkatos së janarit.

Sulmuesi anglez është gati të bëjë hapin e radhës në karrierën e tij, pasi Chelsea dhe përfaqësuesit e lojtarit janë në kontakt të vazhdueshëm për të gjetur një zgjidhje para së hënës.

Sipas raportimeve të fundit drejtuesit e skuadrës londineze janë të gatshëm ta lejojnë Sterling të largohet, ndërsa bisedimet mes palëve tashmë kanë nisur.

Qëllimi është arritja e një marrëveshjeje sa më shpejt, në mënyrë që të përcaktohet e ardhmja e sulmuesit anglez.

Ditët në vijim pritet të jenë vendimtare për përfundimin e këtij procesi dhe për klubin e radhës ku Sterling do të vazhdojë karrierën e tij.



Lexoni të gjitha në Bota Sot