Një mesfushor nga Senegali për Elbasanin

- Bota Sot

Një mesfushor nga Senegali për Elbasanin

Elbasani prezanton afrimin më të ri në skuadër gjatë merkatos të janarit.

Klubi verdheblu njofton se ka siguruar shërbimet e mesfushorit Insa Boye.

23-vjeçari vjen nga kampionati senegalez, madje koleksionon edhe 2 paraqitje me kombëtaren e vendit të tij.

“Mirë se erdhe Insa BOYE! Mesfushori vjen nga ekipi i Diambars FC ku dhe mbante shiritin e kapitenit.

Boye, 23 vjeç është grumbulluar dhe numëron paraqitje me përfaqësuesen senegaleze”, shkruhet në njoftimin e klubit verdheblu.



Lexoni të gjitha në Bota Sot