Edhe një gjigant evropian e do Fisnik Asllanin

- Bota Sot

Edhe një gjigant evropian e do Fisnik Asllanin

Chelsea është një nga klubet e mëdha evropiane që po lidhet me transferimin e sulmuesit nga Kosova, Fisnik Asllani.

23-vjeçari është aktualisht pjesë e TSG 1899 Hoffenheim, me të cilin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2029.

Asllani është përfaqësues i Kosovës, për të cilën ka zhvilluar 12 ndeshje dhe ka shënuar 3 gola, duke u kthyer në një nga emrat më premtues të sulmit.

Përveç Chelseat, interesim për shërbimet e tij kanë shfaqur edhe klube të tjera elitare si Aston Villa, Tottenham Hotspur, Bayern Munih dhe FC Barcelona.

Sipas të dhënave të “Transfermarkt”, vlera aktuale e kartonit të Asllanit është 30 milionë euro.

Ndërkohë, raportime nga dhjetori i vitit 2025 bëjnë të ditur se në kontratën e tij ekziston një klauzolë lirimi rreth 30 milionë euro, e cila pritet të jetë aktive në verën e vitit 2026.

E ardhmja e sulmuesit pritet të jetë një nga temat më të nxehta të afatit kalimtar të verës, me interesimin e madh nga klubet e Premier League dhe gjigantët evropianë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot