Benfica–Real Madrid, duel vendimtar në Lisbonë

- Bota Sot

Benfica–Real Madrid, duel vendimtar në Lisbonë

Real Madridi do të shkojë në Estadio da Luz për ndeshjen e fundit në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve kundër Benficës, ndeshje që zhvillohet sonte nga ora 21:00.

Ekipi vendas është në prag të eliminimit dhe do të duhet të realizojë një fitore të papritur për të pasur një shans për të siguruar vendin në fazën eliminatore

Duke pasur parasysh se Benfica ka nevojë për një fitore për të qëndruar gjallë, dhe Real Madridi mund të bie nga tetë vendet e para nëse humbet, por bëhet veçanërisht interesante nga fakti që Los Blancos po ribashkohen me The Special one.

Madridi aktualisht është i treti në renditjen e tabelës të Ligës së Kampionëve, por një humbje kundër Benficës mund t’i nxjerrë jashtë tetë ekipeve të para, duke i detyruar të kalojnë në fazën eliminatore për të dytin sezon radhazi.

Humbja 2-0 e Benficës ndaj Juventusit në javën e shtatë i dha një goditje të madhe shpresave të tyre për në rundin e 16, pasi ata ranë në vendin e 29-të, dy pikë larg Olympiacos në vendin e 24-të.

Vendasit e së mërkurës kanë fituar katër ndeshjet e fundit në shtëpi dhe presin që mbështetësit e tyre ti mbështesin përsëri, ndërsa kërkojnë një fitore vendimtare kundër spanjollëve më të shquar.

Alexander Bah dhe Nuno Felix nuk do të luajnë për Benficën pasi ata vazhdojnë të kenë lëndime në gju, ndërsa Dodi Lukebakio është jashtë për shkak të thyerjes së kyçit të këmbës.

Richard Rios, Joao Veloso dhe Samuel Soares gjithashtu do të mungojnë për vendasit. Benfica mund të mirëpresë rikthimin e Henrique Araujo.

Trent Alexander-Arnold ka pasur një sezon debutimi problematik me Madridin për shkak të një dëmtimi dhe ende po vuan nga një problem në kofshë.

Ish-lojtari i Liverpoolit është një nga katër mbrojtësit që nuk janë të disponueshëm për ekipin mysafir, duke iu bashkuar Eder Militao (dhimbje kofshe), Ferland Mendy (dhimbje kofshe) dhe Antonio Rudiger (gjuri).

Me 11 gola në gjashtë ndeshje, Kylian Mbappe është në nw gjueti për Këpucën e Artë dhe do të kërkojë të shtojë numrin e golave të shënuar.

Formacionet e mundshme

Formacioni i munshwm i Benficws XI (4-2-3-1): Trubin; Dediç, Araujo, Otamendi, Dahl; Aursnes, Barrenechea; Prestianni, Sudakov, Schjeldeerup; Pavlidis.

Formacioni i munshwm i Real Madridit (4-3-3): Courtois; Carreras, Huijsen, Asencio, Valverde; Bellingham, Tchouameni, Guler; Vinicius, Mbappe, Mastantuono.



Lexoni të gjitha në Bota Sot