Ja sa paguhet sportisti i Kosovës në Shqipëri!

- Bota Sot

Ja sa paguhet sportisti i Kosovës në Shqipëri!

Visar Bekaj është zyrtarisht portieri i ri i Tiranës.

Portieri i Kombëtares së Kosovës në futbollit ka arritur marrëveshje me klubin bardhe e kaltër, dhe rikthimi i tij është konfirmuar për të forcuar repartin e portës dhe për të sjellë eksperiencën e nevojshme në skuadër.

Bekaj ka nënshkruar një kontratë për 1 vit e gjysmë, me një klauzolë shkëputjeje gjatë verës, që i mundëson një transferim të mundshëm jashtë vendit.

Ai do të jetë gjithashtu lojtari më i paguar në Superiore, me një pagë mujore që kalon 15 mijë euro, një shenjë e qartë e investimit të klubit në objektivat e tij për pjesën e mbetur të sezonit.

Ky rikthim shënon një kapitull të ri për portierin te Tirana, klub me të cilin ka pasur paraqitje shumë të mira në të kaluarën, duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot