West Ham zyrtarizon transferimin e sulmuesit spanjoll

- Bota Sot

West Ham zyrtarizon transferimin e sulmuesit spanjoll

West Ham United ka zyrtarizuar transferimin e Adama Traores.

Sulmuesi spanjoll është transferuar nga Fulham, si agjent i lirë dhe do të jetë pjesë e ‘’Hammers’’ deri në fund të sezonit.

30-vjeçari gjatë prezantimit tha se është i lumtuar që është bashkuar me skuadrën e Ëest Ham United.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu, shumë i lumtur që do ta ndihmoj ekipin sa më shumë që mundem dhe do të tregoj cilësinë tim. E kam parë Ëest Hamin për një kohë të gjatë.

Është një klub i madh, një bazë tifozësh masive. E kam parë që kur isha i vogël, kur pashë një film për West Hamin. I di tifozët dhe sa shumë pasion kanë.

Mentaliteti im është gjithmonë të bëj më mirë. Është gjithmonë të përmirësohem si lojtar, të ndihmoj ekipin sa më shumë që të mundem dhe gjithmonë them, nëse jam i njëjti person si dje, është një ditë e humbur.

Më pëlqejnë sfidat. Mendoj, sigurisht, se duhet të shkojmë ndeshje pas ndeshjeje. Dhe kjo është ajo që do të bëjmë, të përpiqemi të bëjmë më të mirën tonë. Mendoj se gjithçka vjen nga besimi. Dhe besoj se do ta arrijmë atë që kërkojmë.”, ka deklaruar Adama Traore.



Lexoni të gjitha në Bota Sot