Skuadra e Llapit të Podujevës po përgatitet maksimalisht në tokën turke për pjesën e dytë të kampionatit.
Djelmoshat e trajnerit Tahir Batatina dhuruan lojë të mirë në miqësore në Antalia.
Llapjanët e mposhtën me rezultat 2:1 Kaysar Kyzylorda-n nga Kazakistani.
Golat i realizuan futbollistët Edon Sadriu (14) e Hasan Hyseni (16’).
Në golin e parë asistoi Enedin Mulaliq e në të dytin Edon Sadriu.