Një shqiptar për të zëvendësuar Ardian Ismajlin e dëmtuar

- Bota Sot

Një shqiptar për të zëvendësuar Ardian Ismajlin e dëmtuar

Marash Kumbulla ka përfunduar së fundmi në qendër të vëmendjes.

Kjo pasi mbrojtësi shqiptar po përflitet për një largim nga Mallorca, tek të cilët është i huazuar.

Interesimet për të nuk mungojnë dhe siç dihet Espanyol dhe Udinese po “studiojnë këtë pistë”. Por jo vetëm kaq, pasi tashmë në Serie A një tjetër ekip kërkon shqiptarin.

Dhe bëhet fjalë për Torinon.

Ardian Ismajli është i dëmtuar dhe do të mungojë gjatë.

Kjo sipas “Sky Sport” ka “detyruar” drejtuesit të kërkojnë një tjetër mbrojtës dhe Kumbulla duket i duhuri për të zëvendësuar shokun e Kombëtares te skuadra italiane.

Fakti që mbrojtësi e njeh mirë kampionatin bën që te Torino të jenë besimplotë për të, teksa ditët e ardhshme do të mësohet më shumë mbi këtë mundësi transferimi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot