Konjufca merret vesh me Vjosën

- Bota Sot

Konjufca merret vesh me Vjosën

Futbollisti Erijon Konjufca ka arritur marrëveshjen me klubin e Vjosës së Shtimes.

Lajmi bëhet i ditur nga skuadra shtimjane.

Vjosa synon të sigurojë ekzistencën në Ligën e Parë të Kosovës.

“KF Vjosa ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e sulmuesit të krahut Erijon Konjufca, i cili i bashkohet skuadrës sonë në formë huazimi nga KF Llapi për sezonin e ri garues.

Erijoni shquhet për shpejtësinë në krahë, depërtimet e forta, si dhe goditjet e rrezikshme nga distanca, cilësi këto që pritet t’i japin më shumë dinamikë dhe kreativitet repartit ofensiv të ekipit tonë.

Me energjinë, talentin dhe ambicien e tij, Erijon Konjufca vjen si një vlerë e shtuar për KF Vjosën në objektivat e sezonit të ardhshëm”, njofton KF Vjosa.



Lexoni të gjitha në Bota Sot