Një denoncim tronditës është bërë në Patra të Greqisë, ku një 25-vjeçar i tha policisë se nëna e tij 53-vjeçare ka rënë viktimë e përdhunimit brenda banesës së saj nga një 33-vjeçar.
Sipas tempo24 që citon noa.al, autori dyshohet se ka shkuar në orët e para të mëngjesit të së mërkurës (28/01) në shtëpinë e gruas në Patra.
Pasi i ka rënë këmbëngulësisht ziles, kur 53-vjeçarja ka hapur derën, djali 33 vjeçar e ka kapur për fyti, e ka hedhur në shtrat dhe e ka përdhunuar.
Hetimet paraprake për këtë çështje janë në zhvillim e sipër, ndërsa autoritetet po kërkojnë autorin e dyshuar.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.