Besa kompleton mesfushën

- Bota Sot

Besa kompleton mesfushën

Besa e Gugash Maganit, ka kompletuar repartin e mesfushës, teksa ditën e sotme është prezantuar boshnjaku, Haris Hasanoviç.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, kavajasit bëjnë me dije se mesfushori bashkohet për një aventurë të re në futbollin shqiptar.

Hasanoviç së fundmi ishte pjesë e NK Vitez në Bosnjë dhe pritet të jetë një vlerë e shtuar për ekipin verdhezi.

Mesfushori 21-vjeçar numëron gjithashtu edhe 8 paraqitje me ekipet e moshave të Bosnjë Hercagovinës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot