FC Prishtina: Llugiqi rikthehet

- Bota Sot

FC Prishtina: Llugiqi rikthehet

Mesfushori i Prishtinës, Rigon Llugiqi, është rikthyer në fushën e gjelbër pas një lëndimi të përsëritur që e mbajti larg futbollit për 2 muaj e 15 ditë.

Ai zhvilloi disa minuta në ndeshjen miqësore ndaj ekipit ukrainas Obolon.

Pra, duke konfirmuar se është në gjendje të mirë fizike.

Po ashtu edhe në rrugën e duhur për të qenë plotësisht i gatshëm për pjesën pranverore të sezonit në Superligës.

"Kujtojmë se vitin e kaluar Llugiqi kishte pësuar një lëndim në gju gjatë ndeshjes ndaj Malishevës, lëndim i cili më pas kërkoi ndërhyrje kirurgjikale.

Rikthimi i tij përfaqëson një forcë shtesë për mesfushën tonë, ku pritet të kontribuojë me kreativitet, energji dhe stabilitet në lojë", - njofton FC Prishtina.

]



Lexoni të gjitha në Bota Sot