Meloni inspekton situatën në Siçili, shumë banesa ndodhen buzë greminës

- Bota Sot

Meloni inspekton situatën në Siçili, shumë banesa ndodhen buzë greminës

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, vizitoi zonën e prekur nga rrëshqitja e tokës në qytezën siçiliane Niscemi, ku mori pjesë në një takim për të vlerësuar situatën.

Ky fenomen i shkaktuar nga një stuhi e fuqishme, ka lënë disa shtëpi buzës greminës, duke rrezikuar sigurinë e banorëve.

Për shkak të rrezikut, mbi 1 mijë e 500 persona janë evakuuar.

Qeveria italiane, më 26 janar, shpalli gjendje emergjence për Siçilinë, Sardenjën dhe Kalabrinë, tre rajonet jugore të goditura nga stuhia javën e kaluar.



Lexoni të gjitha në Bota Sot