Arbeloa pas zhgënjimit ndaj Benfikës: Nuk shtë hera e parë

- Bota Sot

Arbeloa pas zhgënjimit ndaj Benfikës: Nuk shtë hera e parë

Alvaro Arbeloa ka dalë hapur pas humbjes së Real Madridit ndaj Benfikës, një disfatë që i kushtoi “Los Blancos” vendin mes tetë skuadrave më të mira të Champions League.

Ish-mbrojtësi madrilen, tani në rolin e trajnerit, mori mbi supe të gjithë përgjegjësinë, duke theksuar se skuadra nuk ishte në nivelin e kërkuar për të përballuar një ndeshje të tillë.

“Nuk pendohem për asnjë mesazh që kam dhënë, sepse pasqyron bindjet e mia,” u shpreh Arbeloa. “Nëse dikush mendon se kjo ndeshje u humb sepse dy lojtarët e avancuar nuk vrapuan mjaftueshëm, atëherë nuk jam aspak dakord.”

Sipas tij, problemet e Realit ishin më të thella dhe lidhen me mungesën e vazhdimësisë gjatë gjithë 90 minutave.

Duke analizuar sfidën, Arbeloa pranoi se skuadra ishte larg standardeve të veta. “Sonte nuk ishim ajo që donim të ishim. Nuk arritëm të ruanim nivelin e kërkuar për gjithë ndeshjen. E dinim se kishim shumë për të përmirësuar dhe ende kemi shumë punë përpara,” tha ai.

I pyetur për golin e shënuar nga portieri i Benfikës në minutat e fundit, Arbeloa u tregua realist:

“Nuk është hera e parë që më shënon një portier. Ata morën përsipër rrezikun, ashtu si ne. Në fund, fituan ata.”

Ai vlerësoi gjithashtu Benfikën dhe trajnerin e saj, duke nënvizuar se asgjë nuk ishte e papritur.

“E njihja nivelin e kundërshtarit, ambientin dhe trajnerin përballë. Përgjegjësia është imja, sepse nuk arrita t’ua transmetoj lojtarëve atë që doja,” pranoi Arbeloa.

Në fund, trajneri madrilen dha një mesazh qetësues për tifozët, duke theksuar se rruga evropiane nuk ka përfunduar.

“Jam plotësisht përgjegjës kur objektivi nuk arrihet. Por nuk jemi eliminuar: kemi ende dy ndeshje për të kaluar raundin,” përfundoi ai.



Lexoni të gjitha në Bota Sot