Arsenali pranon ofertën nga kategoria e katërt

- Bota Sot

Arsenali pranon ofertën nga kategoria e katërt

Maldini Kacurri do e vazhdojë karrierën te Grimsbi Taun në Ligën Dy, që është ndryshe kategoria e katërt e futbollit anglez. “Football Insider” raporton se Arsenali ka pranuar ofertën, ndërsa testet mjekësore dhe firma do të vijë në vijim.

Kjo është një kthesë e papritur për 20-vjeçarin, duke qenë se nuk bëhet fjalë për huazim. Grimsbi po e transferon mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, që pritet të firmosë kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027.

Huazimi i tij te Morekambe në kategorinë e pestë u quajt i suksesshëm. Megjithatë, duke qenë se Grimsbi luan në kategorinë e katërt mendohej më tepër se do të vinte sërish një huazim.

I lindur në Londër, Kacurri provoi edhe debutimin me ekipin e parë të Arsenalit. Data 25 shtator në vitin 2024 ishte historike, ndërsa Arsenali luajti një ndeshje Kupe me Boltonin. Debutimi për të te Kombëtarja erdhi në shtatorin e kaluar, kur trajneri Silvinjo e preferoi për miqësoren me Gjibraltarin.



Lexoni të gjitha në Bota Sot