Ka luajtur me ekipin e kryeqytetit dhe Shkëndijën e Tetovës

- Bota Sot

Ka luajtur me ekipin e kryeqytetit dhe Shkëndijën e Tetovës

Laçi ka arritur të bëjë një përforcim shumë të rëndësishëm ditën e sotme.

Bardhezinjtë kanë prezantuar Fatlind Azizi, i cili luan si mbrojtës.

Klubi i uron suksese me fanellën e bardhezinjve. 25-vjeçari nis kështu aventurën e tij të re me Laçin dhe vihet menjëherë nën urdhrat e stafit teknik.

“KF Laçi ka kënaqësinë të njoftojë se ka arritur marrëveshjen me mbrojtësin e djathtë 25-vjeçar, Fatlind Azizi.

Azizi ka qenë pjesë e Prishtinës së Re së fundmi, teksa më parë ka mbajtur veshur edhe fanellën e KF Shkëndija, KF Vitia, KF Dardana, SC Gjilani, Bursaspor U29 dhe Bursaapor U21.

Familja bardhezi i uron suksese në këtë aventurë të re!”, ka shkruar klubi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot