Klubet më prestigjioze nuk heqin dorë nga Dumfries

- Bota Sot

Klubet më prestigjioze nuk heqin dorë nga Dumfries

Në pritje të zhvillimeve për tratativën e Perishiq Interi përballet me presionin për dy krahë të djathtë. I pari është titullari, mungesa e të cilit ka qenë e dukshme për Chivu.

Bëhet fjalë për Denzel Dumfries. I dyti është zëvendësuesi teorik, Luis Henrique, i cili deri tani nuk ka bindur.

Interi do ta mbante me dëshirë holandezin, sapo të rikuperohet, por ai është në shënjestër të dy prej klubeve më prestigjioze në botë: Barcelonës dhe Manchester City.

Pavarësisht afrimit të Cancelo, katalanasit besojnë se Dumfries do të ishte elementi vendimtar për krahun e djathtë të mbrojtjes së Flick. Edhe Guardiola e sheh si profilin ideal për të përforcuar një repart ku nuk është gjetur ende pasardhësi i Walker.

Ndryshe është situata e Luis Henrique. Paraqitjet e tij nuk kanë përmbushur pritshmëritë, aq sa Chivu, në mungesë të Dumfries, u detyrua të aktivizojë Diouf jashtë rolit natyral. Interi është i hapur ta shesë brazilianin, por vetëm përfundimisht. Ka një ofertë nga Bournemouth, të cilën klubi po e shqyrton seriozisht, ndryshe nga sa është raportuar së fundmi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot