Karim Benzema refuzon të luajë për Al-Ittihad

- Bota Sot

Karim Benzema refuzon të luajë për Al-Ittihad

Karim Benzema ka refuzuar të luaj për Al-Ittihad në ndeshjen e sotme, kundër Al Fateh.

Sulmuesi francez e ka njoftuar klubin saudit për këtë vendimin vetëm disa orë para fillimit të takimit.

Vendimi i Benzemas vjen pas pakënaqësisë së tij me ofertën e re të klubit për rinovimin e kontratës.

Sipas raportimeve në media, Benzema e ka konsideruar ofertën financiare të Al-Ittihad si fyese për karrierën e tij, pasi paga e propozuar ishte dukshëm më e ulët se ajo aktuale, e cila arrin rreth 108 milionë dollarë në vit. Kjo situatë e ka bërë lojtarin të ndihet i nënvlerësuar dhe i poshtëruar.

Qëndrimi i Benzemës është i prerë, ai nuk ka ndërmend të luajë më për klubin saudit.

Nëse nuk arrihet një marrëveshje e re, sulmuesi pritet të largohet si lojtar i lirë në muajin qershor.

Benzema nuk ishte i grumbulluar me Al Ittihad në ndeshjen e sotme ndaj Al Fateh, e cila përfundoi me barazim 2-2,.



Lexoni të gjitha në Bota Sot