Sulmuesi nigerian prezantohet te Partizani

- Bota Sot

Sulmuesi nigerian prezantohet te Partizani

Drejtori Sportiv i Partizanit, Agim Ibraimi dhe sulmuesi nigerian, David Fadairo

David Fadairo është futbollisti më i ri i Partizanit. Sulmuesi 26-vjeçar vendosi që të mbyllte aventurën e tij me Teutën në Superiore, për të nisur një të re ne “Demat e Kuq”.

Me Partizanin, nigeriani ka firmosur kontratë 1.5-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2027. Megjithatë, Fadairo ka opsionin e rinovimit të kontratës edhe për një tjetër vit.

"Partizani me kënaqësi zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me David Fadairo.

Sulmuesi 25-vjeçar i bashkohet të kuqve pas aventurës gjatë këtij sezoni me Teutën, skuadër me të cilën u aktivizua 20 ndeshje në kampionat dhe Kupë.

Fadairo ka nënshkruar me të kuqtë një kontratë për 1 vit e gjysmë me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. Sulmuesi nga nigeria pritet të sjellë më shumë cilësi dhe konkurencë në repartin ofensiv", njofton KF Partizani.



Lexoni të gjitha në Bota Sot