Shqiptari pafat, i prishet aeroplani! Klubi turk konfirmon anulimin e udhëtimit

- Bota Sot

Shqiptari pafat, i prishet aeroplani! Klubi turk konfirmon anulimin e udhëtimit

Kristjan Asllani duket se nuk ka me vete as fatin në këtë periudhë, pasi është bërë protagonist i një peripecie të pazakontë ndërsa po bëhej gati të udhëtonte drejt Turqisë, ku do të firmosë me klubin e Beshiktashit.

Mesfushori kishte gjetur akordin me klubin turk, i cili gjithashtu ka një marrëveshje me Interin për huazimin me të drejtë blerje të lojtarit.

Sipas planit, ai do të udhëtonte sot në darkë drejt Stambollit dhe nesër të kryente vizitat mjekësore para firmës në kontratë.

Por në darkë, ka ndodhur një peripeci e pazakontë, e cila është bërë publike nga vetë Beshiktashi.

“Fluturimi TK1876 nga Milano Malpensa drejt aeroportit të Stambollit, që mbante Kristjan Asllanin, është anuluar për shkak të një problemi teknik. Informacione të tjera rreth orarit të mbërritjes do të publikohen sapo të finalizohen”, ishte njoftimi publik i Beshiktashit rreth situatës së pazakontë që u krijua me mesfushorin e Kombëtares shqiptare.



Lexoni të gjitha në Bota Sot