Thaçi ndahet me Dinamon

- Bota Sot

Thaçi ndahet me Dinamon

Futbollisti Elbasan Thaçi ka bërë të ditur se nuk është pjesë e skuadrës së Dinamos së Ferizajt.

Thaçi mburret që po e mbyllë një kapitull me krenari në klubin e Dinamos. 

“Një kapitull që mbyllet me krenari

Pas katër viteve të mbushura me punë, sakrificë dhe suksese të mëdha, rrugëtimi im me FC Dinamo përfundon këtu. Kanë qenë vite të veçanta, ku bashkë kemi ndërtuar diçka që do të mbetet gjatë në historinë e klubit.

Nga hapat e parë në Ligën e 3-të, te ngjitjet e njëpasnjëshme dhe deri te sezoni i fortë në Ligën e Parë, ku u treguam konkurrues dhe luftuam për ëndrrën e Superligës ku luftuam deri në fund në play off.

Një falënderim i sinqertë shkon për klubin, për bashkëlojtarët dhe stafin, me të cilët kam kaluar kohë fantastike.

Gjithashtu dua te falenderoj kryetarin Xhevat Rushiti, për korrektësinë dhe respektin e treguar.
Këto vite do t’i mbaj gjithmonë si kujtime të çmuara. FC Dinamo do të mbetet përgjithmonë pjesë e historisë sime personale”
, njofton Thaçi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot