Kërnaja: Partizani është ekip i madh

- Bota Sot

Kërnaja: Partizani është ekip i madh

Oltijon Kërnaja ka folur para ndeshjes Partizani-Elbasani.

Takim ky i rezervuar për t’u luajtur të shtunën prej orës 16:30 në stadiumin “Arena e Demave”. 

Trajneri Kërnaja ka ndezur sfidën e javës së 22-të të Superiores.

Deklarata e tij e bujshme erdhi në konferencë për shtyp.

“Nuk është tabu. Partizani është ekip i madh. Elbasani nuk hy në rangun e ekipit të Partizanit. Me gjithë respektin dhe formën e momentit.

Nuk është tabu, është ndeshja e radhës. Hyjmë për 3 pikët, shpresoj dhe uroj që t’i fitojmë”, u shpreh Kërnaja ndër të tjera.



Lexoni të gjitha në Bota Sot