Deco shpjegon arsyet pse nuk kishte sukses Vitor Roque te Barcelona

- Bota Sot

Deco shpjegon arsyet pse nuk kishte sukses Vitor Roque te Barcelona

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco ka shpjeguar arsyet pse transferimi i Vitor Roque te klubi katalunas nuk rezultoi i suksesshëm.

Sipas tij, nga aspekti i cilësisë nuk është bërë ndonjë gabim, pasi ideja e klubit ishte të siguronte një pasardhës afatgjatë për Robert Lewandowskin.

Megjithatë, rrethanat e transferimit ndikuan negativisht në përshtatjen e sulmuesit brazilian.

“Nga pikëpamja e cilësisë, nuk mendoj se kemi bërë një gabim.

Plani ynë ishte të nënshkruanim me një pasardhës të ardhshëm të Robert Lewandowskit. Vitor Roque ishte zgjedhja perfekte, por u detyruam ta sillnim në janar, shumë më herët sesa ishte planifikuar fillimisht”.

“Ai u transferua në një vend të ri dhe iu bashkua një klubi të madh, duke u përballur me presion të madh, ndërsa nuk mori minuta të mjaftueshme loje për t’u përshtatur siç duhet”.

Deco foli edhe për huazimin e lojtarit te Real Betis, duke pranuar se as ajo aventurë nuk shkoi sipas pritshmërive.

Më pas, Barcelona mori një ofertë konkrete nga Palmeiras për blerjen e kartonit të tij, çka e shtyu klubin të merrte një vendim përfundimtar.

“Huazimi i tij te Betis nuk shkoi ashtu siç shpresonim dhe më pas morëm një ofertë nga Palmeiras për ta blerë. Vendosëm se kjo ishte zgjidhja më e mirë për të gjithë”.

“Nuk e humbëm investimin për të ardhmen, përkundrazi e rikuperuam vlerën e tij.

Shikoni Endrickun – edhe ai po kalon vështirësi. Kjo është diçka normale për lojtarët e rinj në një klub të madh evropian”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Roque së shpejti pritet të rikthehet në Evropë, ku disa klube italiane dhe angleze kanë shprehur interesim.



Lexoni të gjitha në Bota Sot