Prishtina ka luajtur baras në miqësore (1:1) me ekipin Kolos Kovalivka.
Skuadra me renome e Kosovës tash e sa ditë është duke i zhvilluar përgatitjet në Antalia të Turqisë.
Sot e zhvilluan ndeshjen e radhës miqësore.
Në çastet e fundit barazuan rezultatin.
Futbollisti Muja shënoi në minutën e 89-të pas asistimit të Krasniqit.
Kryetrajneri Afrim Tovërlani ka pa formën e secilit futbollist se sa është i gatshëm për pjesën e dytë të kampionatit.