Mbrojtësi i Kombëtares Maldini Kacurri është lojtari më i ri i Grimsby Town.
Klubi nga liga e katër angleze ka zyrtarizuar marrëveshjen me Arsenalin për huazimin 18 mujor të 20 vjeçarit shqiptar.
Klubi anglez çudit, prezantoi futbollistin shqiptar në ring boksi!
Në këtë rrugëtim të ri profesional, mbrojtësi kuqezi do të ketë hapësira të mjaftueshme përsa i takon minutazhit, çka do e ndihmojë të “rritet” profesionalisht.
Grimsby Town bëri “bujë” këtë sezon në Kupën e Ligës (Carabao Cup), duke mposhtur Manchester United pas penalltive (2:2 koha e rregullt, 12 – 11 në total pas penalltive), raundi i dytë.
Gjatë vitit të kaluar, Kacurri realizoi debutimin me Shqipërinë, miqësorja kundër Gjibraltar.