Dje ka nisur grumbullimi treditor i Kombëtares së Kosovës U17 për vajza në Kampin Nacional në Hajvali.
Ky është grumbullimi i parë për këtë vit dhe i paraprin fazës kualifikuese për Kampionatin Evropian 2026, e cila do të zhvillohet në fund të shkurtit dhe fillim të marsit në Portugali, në kuadër të Ligës A.
Dardanet U17 do të përballen me kundërshtarë të fortë si Spanja, Hungaria dhe Portugalia, me këtë të fundit që është nikoqire e turneut kualifikues.
Futbollistja Anisa Meha u shpreh e kënaqur me atmosferën në ekip dhe me angazhimin e lojtareve në këtë grumbullim.
“Është grumbullimi i parë në vitin 2026 dhe gjithçka po shkon shumë mirë. Kemi shumë ardhje të reja që nuk kanë qenë më herët, por janë kombinuar shumë mirë me ekipin.
Atmosfera është shumë pozitive dhe po bashkëpunojmë shumë mirë. Kemi kaluar në Ligën A dhe shpresojmë të kemi rezultate të mira dhe pse jo të qëndrojmë në këtë ligë”, tha Meha.