Rei Manaj po rikthehet te klubi ku spikati

- Bota Sot

Rei Manaj po rikthehet te klubi ku spikati

Rei Manaj po rikthehet te klubi ku spikati.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare do të zbarkojë sot në Sivas, për të firmosur me Sivasporin.

Klubi i Ligës së Parë në Turqi e rikthen Manajn pas gjysmës së parë të sezonit ku me Sharjah FC ishte gjithçka për t’u harruar.

Në Turqi tashmë ka tifozë të Sivasporit, që do e presin sulmuesin shqiptar. Aktualisht Manaj po udhëton drejt Sivasit, ndërsa një foto u shpërnda më parë me të.

28-vjeçari do kërkojë të kthehet te forma më e mirë. Interesant është fakti se emri i tij doli në skenë edhe për Albaseten ku numëron më tepër ndeshje pas Sivasporit.

Transferimi te klubi që eliminoi Realin në Kupën e Mbretit nuk mund të finalizohet. Kjo pasi Manaj e tha fjalën përfundimtare për të ardhmen.



Lexoni të gjitha në Bota Sot