Al-Ittihad e refuzon ofertën prej 28 milionë eurosh të Interit për Diabyn

- Bota Sot

Al-Ittihad e refuzon ofertën prej 28 milionë eurosh të Interit për Diabyn

Raportimet e së shtunës bëjnë të ditur se klubi i Arabisë Saudite, Al-Ittihad, ka ndërmend të refuzojë interesimin e Interit për ish-anësorin e Aston Villës, Moussa Diaby, i vlerësuar rreth 40 milionë euro.

Raportet e mëhershme gjatë javës pretendonin se “Nerazzurrët” po ndiqnin një lëvizje surprizë për ish-lojtarin e Aston Villa dhe Bayer Leverkusen, i cili iu bashkua Al-Ittihadit në verën e vitit 2024 për 60 milionë euro.

Skuadra e drejtuar nga Cristian Chivu thuhej se ishte e interesuar për një huazim me opsion blerjeje, me një shumë rreth 35 milionë euro.

Sipas përditësimeve nga gazetari Fabrice Hawkins, Al-Ittihad ka refuzuar një ofertë huazimi me opsion blerjeje prej 28 milionë eurosh nga Interi.

Klubi saudit ka vendosur një çmim prej 40 milionë eurosh për reprezentuesin francez, i cili ka 11 paraqitje me kombëtaren.

Në këtë fazë, me vetëm dy ditë të mbetura deri në mbylljen e afatit kalimtar të Serie A, Diaby nuk pritet t’i bashkohet Interit dhe ka gjasa të qëndrojë te Al-Ittihad, ku ka kontratë deri në verën e vitit 2029.



Lexoni të gjitha në Bota Sot