Drejtuesit e Arsenalit kanë vendosur që projekti i Mikel Artetës do të vazhdojë vetëm nëse fiton kampionatin.
Mikel Arteta është nën presion të madh pas humbjes ndaj Manchester United, pavarësisht pozicionit në krye të tabelës, raporton “Fichajes”.
Klubi ka investuar 294 milionë euro këtë verë për të forcuar ekipin, duke sjellë lojtarë si Martín Zubimendi, Viktor Gyökeres, Eberechi Eze, Noni Madueke, Piero Hincapié dhe Cristhian Mosquera.
Arsenal kryeson tabelën me 50 pikë pas 23 ndeshjeve, me katër pikë avantazh ndaj ndjekësve më të afërt.
Nëse Arteta nuk fiton titullin, klubi do të kërkojë një drejtim teknik të ri. Çdo ndeshje e mbetur konsiderohet një test për trajnerin dhe menaxhimin e tij sportiv.
Arteta iu bashkua Arsenalit në dhjetor të vitit 2019, pas aventurës si ndihmëstrajner te Manchester City.
Që atëherë, Arsenali i Artetës ka fituar vetëm një trofe të FA Cup dhe një trofe të Community Shield.