Pogradeci nuk “fal” Korabin

- Bota Sot

Pogradeci nuk “fal” Korabin

Kanë përfunduar 4 ndeshjet të Kategorisë së Parë, java 20-të.

Pogradeci mori fitoren më të thellë, 3:1 ndaj Korabit. Të besuarit e Emiljano Çelës e gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 27-të me Grecën.

Në pjesë e dytë, Marku vendosi ekuilibrat, por liqenorët nuk u ndalën, duke shënuar edhe dy herë të tjera me Pius e Lesai për të marrë 3 pikët e radhës.

Befasia e madhe erdhi nga Kukësi.

Verilindorët mposhtën minimalisht 1:0 Besën e Kajavës.

Iliria e Fushë-Krujës nuk e diskutojë triumfin kundër Apolonisë, e mbyllur 2 – 0. Laçi bëri “detyrën” ndaj Luftëtarit, vendosi goli i Kalaj. Kurbinasit mbajnë vendin e 2-të me 42 pikë, ndërsa Pogradeci pozicionohet i 3-të me 39 pikë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot