Asllani: Kam lindur si shqiponjë

- Bota Sot

Asllani: Kam lindur si shqiponjë

Mesfushori shqiptar Kristjan Asllani siguroi të premten kalimin në formë huazimi te gjiganti turk Besiktas.

Asllani do të luajë atje në formë huazimi deri në fund të sezonit aktual, me klubin turk që mban gjithashtu opsionin për blerjen përfundimtare të kartonit të tij.

Pasi veshi fanellën e Besiktasit, Asllani dha deklaratën e tij të parë, duke thënë se ka lindur si shqiponjë dhe këtë ja atribuon flamurit të Shqipërisë dhe e ndërlidh me ‘Shqiponjat’ që është nofka e Besiktasit.

“Kam lindur si shqiponjë, ky është në gjakun tim. Një shqiponjë kurrë nuk tërhiqet.

Do ta tregoj këtë. Kam lindur për të fluturuar”.

“Jam krijuar për të luftuar. Nuk kam frikë. Nuk ka justifikime. Me zemër, plot përqendrim. Kam lindur si shqiponjë. Gjithmonë do të jem një shqiponjë", ka deklaruar Asllani.



Lexoni të gjitha në Bota Sot