Tre reprezentuesit e Kosovës shkëlqejnë me Hoffenheimin

- Bota Sot

Tre reprezentuesit e Kosovës shkëlqejnë me Hoffenheimin

Tre reprezentuesit e Kosovës, Albian Hajdari, Leon Avdullahu e Fisnik Asllani, u paraqitën nga minuta e parë në fitoren e thellë të Hoffenheimit me rezultat 3:1 në përballjen me Union Berlinin.

Në fillim të pjesës së parë (9’) futbollisti Hajdari u ndëshkua me karton të verdhë.

Albian Hajdari (Hoffenheim) u ndëshkua me karton të verdhë pasi faulloi futbollistin e skuadrës rivale.

Golat e fitores së thellë u shënuan Kramariç (42 e 45) dhe Leite (47 - autogol).

Në minutën e 68-të Khedira i mysafirëve shënoi duke e ngushtuar humbjen në 3:1.

Asllani u zëvendësua në minutën e 78-të.

Hoffeheim është në vend të tretë me 42 pikë e Union Berlini në të nëntin me 24 sosh.



Lexoni të gjitha në Bota Sot