Futbollisti Rei Manaj është pritur si hero nga tifozët e Sivasporit. Rikthimi i tij ka parë qindra tifozë, që të zhvendoseshin në aeroport.
FIFA zhbllokoi afatin kalimtar te klubit turk vetëm dy ditë më parë.
Kështu Manaj do të jetë i gatshëm për pjesën e mbetur të sezonit, pasi vendosi të ndajë rrugët me Sharjah.
Manaj kishte kërkuar dy mijë tifozë në aeroport për rikthimin e tij.
Tashmë do të luajë në Ligën e Parë turke me klubin që synon ngjitjen përmes “play off”.