Hajduku në krizë, Pajaziti 12 minuta në fushë

- Bota Sot

Hajduku në krizë, Pajaziti 12 minuta në fushë

Hajduku i Splitit është në krizë të thellë të rezultateve në Kampionatin e Kroacisë.

Në dy ndeshjet e para të pjesës pranverore po aq humbje dhe rrezikon të mbetet gjithnjë e më larg kreut të tabelës.

Gorica e befasoi Hajdukun duke e mposhtur me rezultat 1:0.

Futbollisti Pozo është kreator i fitores duke shënuar në minutën e 44-të. 

Adrion Pajaziti u paraqit nga minuta e 78-të për Hajdukun, ndërsa Ron Raçi ka qëndruar në bankë.

Pas javës së 20-të, Dinamo kryeson me 41 pikë, ka një ndeshje më pak e 4 pikë më shumë se Hajduku në vend të dytë.

Gorica është në vend të tetë me 22 pikë të grumbulluara.



Lexoni të gjitha në Bota Sot