Zaragoza afër Romës

- Bota Sot

Zaragoza afër Romës

Roma po përgatit një goditje të rëndësishme në merkato dhe ka avancuar ndjeshëm negociatat me Bayern Munichun për Bryan Zaragozën.

Sulmuesi spanjoll, aktualisht i huazuar te Celta Vigo, është kthyer në një objektiv konkret për verdhekuqtë, të cilët synojnë ta përforcojnë repartin ofensiv me një profil dinamik dhe kreativ.

Sipas informacioneve të fundit, Roma është e gatshme të ndërhyjë drejtpërdrejt në marrëveshjen ekzistuese, duke ia paguar Celtës ndërprerjen e huazimit të lojtarit.

Paralelisht, klubi romak po punon për të bindur Bayern Munich-in me formulën e një huazimi me të drejtë blerjeje, opsion që shihet pozitivisht nga të gjitha palët e përfshira.

Negociatat janë në fazë të avancuar dhe ditët në vijim priten të jenë vendimtare për mbylljen e operacionit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot