Barcelona është shumë e vendosur

- Bota Sot

Barcelona është shumë e vendosur

Sipas asaj që raporton “Fichajes”, Barcelona ka refuzuar një ofertë 200 milionë euro nga Manchester City për Pedri-n.

“Qytetarët” kanë qenë të gatshëm të bëjën transferimin e tyre më të shtrenjtë në histori dhe në rast pranimi, do të ishte transferimi i dytë më i shtrenjtë i të gjithë kohërave, pas Neymar te PSG për 222 milionë euro.

Pep Guardiola e ka shprehur haptazi gjithmonë admirimin ëpr një lojtar si Pedri, por refuzimi i barcelonës ka qenë kategorik dhe i menjëhershëm.

Pavarësisht shifrës tunduese, Barcelona është shumë e vendosur për të mbajtur Pedri-n në ekip sa më gjatë të jetë e mundur.

Përveç City-t, edhe më parë ka pasur oferta të majme për mesfushorin spanjoll nga klube të tjera, përfshi edhe ato arabe, por që janë refuzuar direkt nga katalanasit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot