Sulmuesi shqiptar firmos në Itali

- Bota Sot

Sulmuesi shqiptar firmos në Itali

Futbollisti Akileu Ndreca është zyrtarisht lojtar i Kampodarsegos në Itali.

25-vjeçari ka vendosur të rikthehet në Itali ku do e vazhdojë karrierën në Serinë D.

Ndreca kujtohet në Shqipëri për eksperiencën me Tiranën.

Në edicionin e kaluar ishte një ndër lojtarët më të rëndësishëm, që kontribuoi për mbijetesën.

Ndreca shënonte tetë gola dhe asistonte një tjetër gjatë kampionatit. Kontrata e firmosur në Itali ndërkohë është e vlefshme deri në fundin e sezonit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot