Napoli i rikthehet fitoreve

- Bota Sot

Napoli i rikthehet fitoreve

Skuadra e Napolit pas rezultateve jo të mira në javët e fundit, sonte i rikthehet fitoreve.

Napoli e ka mposhtur me rezultat 2:1 Fiorentinën, në takimin e javës së 23-të të Serie A në futboll.

Për Napolin shënuan Vergara (11), Gutierrez (48) dhe për Fiorentinën Solomon (57).

Napoli e zë vendin e tretë me 46 pikë, ka 6 pikë më pak se lideri Interi (një ndeshje më pak).

Fiorentina është në vend të 18-të me 17 pikë të grumbulluara.



Lexoni të gjitha në Bota Sot