Futbollisti Samuel Krasniqi sonte ka bërë bujë në Kampionatin e Zvicrës.
Ai ka shënuar gol, dhe madje e ka mposhtur portierin e kombëtares së Kosovës, Amir Shaipin.
Grashoppers dhe Lugano ndahen baras (1:1) në ndeshjen e javës së 21-të.
Portieri Amir Shaipi bëri paraqitje shumë të mirë dhe është prej më të merituarve që Lugano u kthye me pikë në duel me Grasshoppersin.
Steffen në minutën e 62-të e kaloi në epërsi Luganon.
Pesë minuta para përfundimit të sfidës (85’), Krasniqi me goditje të fortë e mposhti Shaipin.
Krasniqi është mesfushor dhe 21 vjeçar, ku luajti tërë takimin për Grasshoppersin.
Portieri Shaipi dhe futbollisti Uran Bislimi u paraqitën standardë për Luganon.
Grasshoppers e zë vendin e 11-të me 19 pikë e Lugano të 2-tin me 40 sosh.