Kristjan Asllani fiton zemrën e tifozëve të Beshiktash

- Bota Sot

Kristjan Asllani fiton zemrën e tifozëve të Beshiktash

Kristjan Asllani është pritur ngrohtë te Beshiktashi.

Këtë e tregoi edhe episodi i djeshëm pas kartonit të kuq që në debutim, me vetëm pesë minuta në fushën e lojës.

Tifozët e duartrokitën gjatë daljes nga fusha e blertë, ndërsa vetë Asllani kërkoi ndjesë.

Ky reagim unik erdhi disa minuta para fundit me rezultatin që shënonte 2 me 1 në favor të Beshiktashit.

Asllani u huazua nga Interi, për të nisur një eksperiencë të re jashtë Italisë.

Për mesfushorin shqiptar ishte kartoni i parë i kuq në karrierën e tij, pasi si profesionist nuk e kishte provuar asnjëherë si ndjesi me Empolin, Interin apo Torinon.

Në minutën e 82-të duhet të largohej nga fusha, megjithatë shija e fitores nuk u largua nga Beshiktashi.

Tri pikët ndaj Koniaspor, që për më tepër erdhën me përmbysje rezultati, bëjnë që kartoni i kuq të kalojë në plan të dytë te klubi turk.



Lexoni të gjitha në Bota Sot