Torino ngadhënjen ndaj Lecces së Ramadanit

- Bota Sot

Torino ngadhënjen ndaj Lecces së Ramadanit

Skuadra e Torinos i kthehet normalitetit pas rezultateve katastrofale në Serie A.

Pas katër humbjeve rresht, Torino i kthehet fitoreve, duke e mposhtur me rezultat 1:0 Lecce-n, në takimin e javës së 23-të.

Futbollisti Adams shënoi në minutën e 29-të për fitoren e vendasve.

Ylber Ramadani u paraqit titullar për Leccen.

Ai u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 71-të dhe pas 7 minutave u zëvendësua.

Torino është në vend të 13-të me 26 pikë e Lecce në të 17-tin me 18 sosh.



Lexoni të gjitha në Bota Sot