Tirana “trondit” Egnatian

- Bota Sot

Tirana “trondit” Egnatian

Tirana ka triumfuar në transfertë përballë Egnatias, në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Rrogozhinës përfundoi 0:1.

Golin e vetëm të kësaj sfide e shënoi kapiteni bardheblu, Redon Xhixha.

Sulmuesi e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 40-të, duke i dhënë të tijëve një fitore mjaft të rëndësishme.

Kështu, Tirana ngjitet në vendin e 9-të me 20 pikë, po aq sa Bylis i vendit të 8-të.

Në krahun tjetër, Egnatia mbetet në vendin e 3-të me 39 pikë, 3 më pak se Vllaznia kryesuese.



Lexoni të gjitha në Bota Sot