Akuzat e rënda pas Egnatia-Tirana/ Zeka: Arbitri ‘Cjapi’ na vodhi ndeshjen, ishte estradë

- Bota Sot

Akuzat e rënda pas Egnatia-Tirana/ Zeka: Arbitri ‘Cjapi’ na vodhi ndeshjen, ishte estradë

Ndeshja mes Egnatias dhe Tiranës, e përfunduar me rezultatin 0-1 në favor të bardhebluve, ka ndezur polemika të ashpra në kampin rrogozhinas.

Përmes një deklarate publike, gazetari Xhevdet Zeka ka lëshuar akuza të rënda ndaj arbitrimit, duke e cilësuar atë si tendencioz dhe vendimtar në rezultatin final.

Duke e riemërtuar ironikisht ndeshjen si "Egnatia - Cjapi 0-1", zyrtari i klubit vuri në shënjestër direkt gjyqtarin kryesor.

Sipas tij, ky nuk është një rast i izoluar, por pjesë e një tendence në katër ndeshjet e fundit ku Egnatias i janë mohuar penallti, i janë anuluar gola dhe i janë dhënë kartonë në mënyrë të padrejtë. Këto vendime nuk konsiderohen gabime njerëzore, por veprime të qëllimshme "për ti bërë baltë" skuadrës.

"Shiko, ne, ne skemi thënë, edhe vihet re që këtë vit kampionati dihesh që do ketë diferenca më të vogla.

Konkurenca do ishte më e fortë, rezultate të çuditshme dhe një me, me një fitore apo një humbje lëviz goxha vendi.

Është e vërtetë që në fakt Egnatia-Tirana duhet ta thoshim kështu.

Po. Egnatia Cjapi 0-1.

Arbitri luajti sot, Cjapi. Një problematikë e ndodhur në fakt. se jemi katër ndeshje rresht, marrim kartona, sna jepen nga dy penallti, na anullohen gola.

Çfarë të vazhdosh më tej, por kjo nuk e shfajëson fare ekipin dhe skuadrën.

Nuk themi që dhe ne ishim në një ditë të shkëlqyer, në një ditë të mirë, por unë mendoj që gjyqtarët nuk kanë pse këto gabime njerëzore, gabimet e padëshiruara ti bëjnë baltë.

Ti bëjnë baltë dhe çuditërisht me të vërtetë që Egnatia vjen nga një qytet i vogël, periferik e të tjera e të tjera, por presidenti harxhon goxha.

Qëndron 24 orë te skuadra, ka bërë investime të shumta dhe të vijë Cjapi me dy dele të tjera që vetëm dinin të ngrinin flamurin kundër Egnatias, natyrisht që të vjen keq për një investim mbi ca goxha shumë lekë, goxha shumë lekë përveç infrastrukturës. 

Tirana nga ana e vet luajti mirë, vajti një herë në portë, bëri një gol mbas një gabimi të dy mbrojtësve tanë.

U shtri, po të them vetëm pjesën e dytë, janë bërë 12 minuta lojë efektive. U shtrinë gjithë kohën në tokë, të shtrirë, nga portieri, shtatë herë u shtri portieri a pesë herë.

Po. 44 herë u shtri Cjapi, që vente atje, i vinte brirat te koka.

Mbaroi ndeshja dhe çuditërisht bëhen 10 ndërrime. Tre herë vetëm portieri. Tre herë, sikur nga gjysmë minute, një minutë e gjysë. 10 ndërrime, tre herë portieri.

Kuptohet që ai shton pesë minuta. Dhe në pesë minuta ka bërë dhe një, domethënë unë nuk e kuptoj gabimet e pafundme të Cjapit, po është gallatë, estradë.

Pa u gjuajt faulli, faulli i fundit që do gjuanim ne, pa u gjuajtur faulli, e dha faull kundër Egnatias sepse një lojtari i tonë sulmoi atë.

Domethënë kjo thashë, nuk na ul përgjegjësinë ne si skuadër, apo dhe të trajnerit në radhë të parë dhe skuadrës, por nuk është ndeshja e parë. Nuk trembemi, nuk ka alarm. Ne do të jemi aty ku do jemi.

Le të bëjnë çfarë të duan, se këtë kanë bërë tërë kohën, po ne në vend të parë jemi, vend të dytë, prapë aty te fillimi.

Dhe skuadra, në Final Four do jenë arbitra të huaj, dhe arbitrat e huaj besoj nuk janë kaq kollaj të manipulueshëm.

Se tani këto qëllime i bëhet këtu. Unë kam qenë shumë i rezervuar për faktin se duke qenë pjesë e Egnatias, presidenti jonë edhe sot mund të mbajë vërejtje, ka thënë me arbitrat skeni punë.

Tani unë kam 60 vjet pranë, pranë futbollit. Ok. Mos të them ka qenë ndeshja më e shëmtuar nga arbitri.

Pastaj brenda fushës po ta them u bë akoma më e shëmtuar, sepse su luajt futboll, nuk të linin.

Ne prodhuam gjithçka, sepse dabulla do të thotë, Egnatia prodhoi futboll. Sulmoi, provoi të gjitha format, me krose, me pase, me të gjitha, pastaj një penallti pjesën e parë, një gol të anulluar pjesën e dytë, dhe një penallti se dha, boll, çfarë të luanim më", u shpreh Zeka.



Lexoni të gjitha në Bota Sot